Politike

Protesta e opozitës, Berisha: Do ketë mobilitet brenda e jashtë Kuvendit. Procesi gjyqësor ndaj meje, më i turpshmi

Nga Gazeta 'Si' - Procesin gjyqësor ndaj tij, kreu i PD-së Sali Berisha, e ka cilësuar si më të turpshmin në historinë e Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarët sesi e komenton faktin që gjyqi ndaj tij do të jetë në të njëjtën ditë kur do të zhvillohet protesta e opozitës te Kuvendi, Berisha tha se do të vazhdojë betejën i palëkundur.

"Procesi ndaj Sali Berishës është procesi më i turpshëm në historinë e tij vendi. Është një proces politik i ndërmarrë në kuadrin e grushtit të shtetit të mafies shqiptaro-amerikane të Geroge Soros kundër opozitës shqiptar.

Është një proces që nxori në pah të gjithë shëmtinë e atyre që organizuan puçin kundër demokracisë shqiptare për t'i dhënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.

Procesi politik, dhe jo vetëm ky, procesi ndaj Salianjit, Belerit, Metës, Malltezit, Mediut, janë procese të një narkodiktatori i cili i zhytur në krime të rënda, me firmë dhe vilë të tij përpiqet të marrë mandatin e 4-tërt.

Nuk mund të them çfarë qëndrimi do të mbaj, por ky është qëndrimi im. Është një proces i organizuar në kuadër të grushtit kundër forcës politike, opozitës konservatore. Vazhdoj betejën i palëkundur kundër kësaj diktature, duke garantuar qytetarët shqiptarë se kjo diktaturë të ardhme nuk ka dhe se kauza jonë e drejtë do të triumfojë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri ka zbuluar detaje në lidhje me protestën, ku tha se qëllimi është miratimi i amendamentit që vendos minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq ose asgjë.

“Do të ketë mobilitet brenda dhe jashtë parlamentit. Qëllimi ynë është të miratohet amendamenti që vendos minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar që merr më pak se kaq ose asgjë.

Është hap i një rëndësishëm jetike për të shuar ulërimat e sirenave të mjerimit anembanë vendit. Këto sirena ulërijnë më shumë se kudo tjetër tek pensionistët”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë