Nga Gazeta ‘Si’ – Edhe Elon Musk është përfshirë në çështjen e emigrantëve të paligjshëm që sillen nga Italia për në Shqipëri.
“Këta gjykatës duhet të largohen”, ka komentuar miliarderi amerikan në një postim në X që raportonte lajmin për vendimin e Gjykatës së Romës që urdhëroi kthimin e 7 emigrantëve të tjerë nga qendrat e pritjes në Gjadër të Lezhës.

Moderatori i një programi në platformën X, Mario Nawfal, shkruan se gjykata po bllokon planin e kryeministres Georgia Meloni për qendrën e ndalimit të emigrantëve në Shqipëri. Saktësohet se refugjatët ishin nga Bangladeshi dhe Egjipti.
🚨🇮🇹🇦🇱 ITALIAN COURT BLOCKS MELONI’S MIGRANT DETENTION PLAN IN ALBANIA
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) November 11, 2024
An Italian judge blocked Meloni’s latest plan to detain migrants in Albania, ruling seven Bangladeshi and Egyptian men must enter Italy.
The judge also referred the legality of Italy’s “safe country”… pic.twitter.com/fPf3bmlxty
“Plani, i zhvilluar me Shqipërinë për të zbutur fluksin e emigrantëve në Itali, synon që të zhvendosë deri në 36 mijë emigrantë në vit. Kostoja është 800 milionë euro për 5 vite”, thekson Nawfal, në një shkrim ku citon Financial Times.
LEXO EDHE:
– Emigrantët që po qëndronin në Gjadër kthehen në Itali, Gjyqtarët e Romës e çojnë çështjen në Gjykatën e BE-së
– Vendimi i gjykatës hyn në fuqi, nisen 7 emigrantët nga Shqipëria për në Itali
Megjithatë, ai thekson se plani në fjalë po has në pengesa dhe në kritika të forta për koston e madhe. Kjo nxiti dhe reagimin e Elon Musk, që ka dhe një raport miqësor me kryeministren italiane.
Shtatë emigrantët që ishin vendosur në kampin e Gjadrit u kthyen në mesnatën e 11 nëntorit në Brindizi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




