Ka hyrë menjëherë në fuqi vendimi i gjyqtarëve të Romës për 7 emigrantët që prej të premtes së kaluar ndodhen në qendër të Gjadrit në Shqipëri.
Mediat italiane bëjnë të ditur se azilkërkuesit do të dërgohen në mbrëmje në anijen e Rojës Bregdetare Visalli në Brindisi, ku do të arrijnë gjatë natës, pas disa orësh udhëtim.
Të 7-të emigrantët do të transferohen më pas në një qendër për azilkërkuesit në zonën e Pulias për t'iu nënshtruar procesit të zakonshëm të ekzaminimit të aplikimit.
Gjithashtu mësohet se logjistika e transferimit ishte organizuar paraprakisht, në mënyrë adekuate. Një shenjë kjo se kthimi i emigrantëve ishte i pritshëm nga autoritetet italiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.