Dosje

Shqiptari i vrarë në plazhin ‘Bora Bora’, prokurorët italianë kërkojnë 2 burgime të përjetshme për autorët: Krim mafioz

Selavdi Shehai, i njohur si “Passerotto”, u vra para syve të dhjetëra plazhistëve në vitin 2020 në plazhin "Bora Bora" pranë Romës. Për ngjarjen, u arrestuan Raul Esteban Calderon dhe Giuseppe Molisso, ekzekutori dhe nxitësi i dyshuar. Vrasja dyshohet për larje hesapesh për trafikun e drogës në kryeqytetin italian

Gazeta Si- “Nuk e dimë motivin e saktë, një aferë droge apo, më shumë, një lidhje me tentativën për vrasjen e Leandro Bennato-s dhe lidhjet me vrasjen e Fabrizio Piscitelli-t, që paraqet metoda krejtësisht të mbivendosura të përgatitjes. Por jemi të sigurt, se vrasja e Selavdi Shehajt ishte një vrasje mafioze, e kryer qëllimisht të dielën në plazh përballë dhjetëra dëshmitarëve dhe me rrugë të ndërlikuara arratisjeje për të dërguar një mesazh fuqie”.

Ky është komunikimi i pretencës për dënim në të cilin prokurori Francesco Cascini, në fund të një aktakuze pesë orëshe të nisur nga kolegia e tij Rita Ceraso, vendos për vrasjen e 37-vjeçarit shqiptar më 20 shtator 2020 në Torvajanica, Frozinone, Itali.

Ekzekutuesi material i vrasjes me dashje me metoda mafioze, është Raul Esteban Calderon, "një zemër e zezë që nuk mund të dashurohet", siç e përkufizon bashkëpunëtori i tij, Enrico Bennato, "një personalitet me prirje ndaj krimit dhe me zakonin për vrasje", sipas prokurorisë, për të cilin "nuk mund të ketë dënim tjetër, përveç burgimit të përjetshëm".

Sipas mediave italiane, e njëjta kërkesë është edhe për Giuseppe Molisso-n, shefin e Camorra-s, pasardhës i Michele Senese-s, "i cili merr përgjegjësinë për një sjellje që është funksionale për veprimtarinë e tij si drejtues dhe bashkëkrijues me një kontribut vendimtar".

Të dy shikojnë nëpërmjet video-konferencës nga burgu dhe akuzohen me role të ngjashme në vrasjen e Diabolik-ut (Calderon është i akuzuar po ashtu).

Histori ndryshe për Enrico Bennaton (i pranishëm në pritë), për të cilin, me rrethana të përgjithshme lehtësuese, kërkohen 24 vjet burg për vrasjen e Shehajt.

Prokuroria kërkoi 3 vjet burg për Guido Cianfrocca, i cili siguroi armën dhe dy vjet për Luca De Rosa-n, i cili fshehu skuterin.

Shqiptari tjetër, Altin Sinomati, i cili dyshohet se ka punësuar fizikisht Calderon-in, duke i premtuar 150 mijë euro, mbetet jashtë gjyqit dhe në kërkim (por me një rol të përcaktuar, pasi hetimet tashmë janë mbyllur).

“Në këtë çështje, falë përgjimeve elektronike dhe telefonike, hetimeve nga Karabinierët dhe hetimeve të tjera për të akuzuarit, kemi rikonstruktuar çdo detaj, që nga planifikimi në korrik 2020, deri te krimi, arratisja dhe ditët në vijim”, - thotë prokuroria.

Në seancën e radhës do të flasë mbrojtja, e cila ndër të tjera do të kundërshtojë përdorimin e bisedave të deshifruara nga Interpoli përmes aplikacionit tashmë të njohur, “Sky Ecc”.

Selavdi Shelaj u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites së 20 shtatorit 2020, teksa po frekuentonte plazhin “Bora Bora” pranë Romës.

Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.

Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.

Edhe pse ndihma e shpejtë iu dha menjëherë, ai ndërroi jetë 48 orë pas ngjarjes, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dyshohet se motivi i vrasjes së shqiptarit Shehaj, i atribuohet një hakmarrjeje pas pritës së vitit 2019 ndaj Leandro Bennato-s, një njeri shumë pranë Molisos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë