E dashur Amy: Që nga viti i kaluar unë i kam kërkuar gruastë ketënjë qasje tjetër në lidhje me pushimet. Të përqendrohet vetëm në familjen tonëtë vogël dhe të ngushtë.Çdo vit ka nga një zhgënjim të madh, konflikt familjar ose debat për udhëtimet dhe kjo zakonisht me familjen esaj. Çdo periudhëfestash ajo është elodhur, e zemëruar dhe e lënduar, vetëm për shkak tëtë afërmve të saj. Vitin e kaluar ajo pati një përplasje me tezen dhe kushëririn, vetëmpër shkak tëorganizmit të festës sëfundvitit. Gruaja ime më thotë se nuk do tëkalojë festat e fundvitit së bashku me ata, por ajo ndihet e detyruar t’ipresë nështëpi për festa, përndryshe ata nuk do tashohin me sy. Më në fund vendosëmqë unë,gruaja dhe djali ynë i vogël të largoheshim përdisa ditë pushime ku do të kalonim edhe festat e fundvitit. Unë i thashë qëkjo ështëdiçka shumë e bukur për ne dhe fëmijën tonë. Menjëherë pas kësaj, gruaja ime filloi të mëthoshte se ajo po merrte përgjigje “të pasjellshme” ose”lënduese” nga familja e saj, duke thënë se ata ishin të zhgënjyer metë. Ajo filloi ta mendojë sërish vendimin tonëpër tëkaluar pushimet vetëm ne të tre. Gruaja më tha se familja e saj mendonte se unë nuk i dua ata nëpër këmbë. Amy, simund të flas dhe t’i mbush mendjen gruastime, se çfarë ka më shumë rëndësi për ne,dhe se ështëkoha që festat dhe pushimet t’iorganizojmë vetë dhe t’i kalojmë paprezencën e njerëzve të tjerë?

Përgjigje: Anëtarët e familjes sëgruas tuaj kanë shfrytëzuar naivitetin esaj prej vitesh dhe ajo tashmë ka arriturnë njëpikë, ku ju hedh poshtë autobusit përt’i shpëtuar reagimit të familjes së saj. (Kuptoni se këmbëngulja juaj që ajo tëndryshojë gjërat është gjithashtu ndoshta stresuese për të.)Nuk është aspak edrejtë kjo qëbën ajo, por jeni ju që duhet ta merrni timonin e gjërave nëdorë, si fillim jeni ju ai që lejoni qëekipi i familjes së saj të vijë për festa nështëpinëtuaj. Ju nuk mund të kujdeseni për atë që mendojnë këta njerëz për ju.
Duhet të bëni disa plane për pushime që familja juaj e ngushtë mund të gëzojë së bashku, me shpresën se kjo do të bëhe traditë. Merrni pjesë në shfaqjen e teatrit lokal të “A Christmas Carol”. Bëni dhe dekoroni biskota për t’ua shpërndarë fqinjëve. Shkoni për patinazh së bashku. Mos i lini hapësirë që gruaja juaj të ndihet nën presionin e të tjerëve. Nëse është nevoja caktoni pushime edhe pa dijeninë e saj. Gruas tuaj i duhet kohë për të gjetur balancën më të mirë dhe kjo balancë gjendet duke kaluar kohën me ju dhe djalin tuaj. Bëjeni kohën që gruaja juaj mos të ndihet nën presion, apo fajtore.
Amy Dickinson, psikologe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




