Piloti dhe autori i librit “Cockpit Konfidencial”, Patrick Smith ka ngritur shqetësimin e tij për një çështje që të gjithëve na ka shqetësuar së paku një herë gjatë udhëtimeve tona.
Piloti amerikan ka bërë një vërejtje në lidhje me çantat ose valixhet e udhëtarëve nëpër aeroporte. Ai thotë se shumica e udhëtarëve i mbajnë valixhet në gjatësinë e krahut dhe çdo person që ecën në aeroport merr hapësirë sa për dy persona.
“Korridoret e aeroportit janë shumë të ngushta. Shtoni mijëra pasagjerë në hapësira të tilla të mbingarkuara, secili duke tërhequr çantat me katër rrota dhe kjo është një nga pengesat më të mërzitshme që mund të hasni, ndërkohë që po nxitoni për të arritur orarin e avionit”, thotë Smith.
“Njerëzit duhet të jenë sa më praktikë, sidomos kur bëhet fjalë në hapësira të ngushta dhe të populluara siç janë aeroportet”, thotë piloti më tej.
Z. Smith argumenton se versioni me dy rrota është një mundësi shumë më e mirë. “Kështu mund të krijojmë hapësirë edhe për udhëtarët e tjerë të cilët nxitojnë ashtu si ne”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




