Para

Raporti i qeverisë: Bankat në vend, rrezik të lartë për pastrim parash. Real estate ‘lavatriçja’ më e madhe

Nga Gazeta 'SI' - Pas SPAK, edhe qeveria ka pranuar rrezikun e përfshirjes së bankave në pastrimin e parave.

Në raportin vjetor të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, nën varësinë e ministrisë së Financave, pranohet se subjektet bankare paraqesin një nivel të lartë risku për pastrim parash, bashkë me biznese dhe profesione jofinanciare.

Sipas AFIU, agjencisë në varësinë e Ministrisë së Financave, produktet bankare me më shumë rrezik për të larë paratë e pista janë transferimi i fondeve, brenda dhe jashtë vendit, si edhe depozitimet apo tërheqjet në cash.

Kredidhënia është produkti i cili ka një vlerë të lartë të qarkulluar, por të dhënat tregojnë se kredia nuk është një produkt shumë i përdorur për pastrimin e produkteve të veprës penale. Shërbimet e-banking thotë raporti, rezultojnë me tendencë rritje, por ende mbetet jo dominues krahasuar me produktet e tjera.

Edhe institucionet financiare jobanka kanë një rrezik të konsiderueshëm të pastrimit të parave, sipas AFIU, bashkë me zyrat e këmbimit valutor, duke pasur parasysh që lidhet direkt me paranë cash.

Por shqetësim më i madh janë subjektet që bëjnë dërgesa parash pasi dërgojnë dhe marrin para nga cdo vend, mund të kryhen shumë pagesa në shuma të vogla, kombinim me këmbimin valutor, përfshirjen e vetë agjentëve në skema etj.

Raporti thekson se fushat me risk më të lartë për të larë para të pista janë ato të pasurive të paluajtshme, ndërtimit, qendrat e call center-ave dhe shërbimet e konsulencës ekonomike, ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë