Kinema

De Niro flet për ndarjen: Proces i vështirë

Aktori i njohur ka folur më në fund për ndarjen nga bashkëshortja prej 21 vitesh, Grace Hightower.“Grace dhe unë kemi dy fëmijë të bukur, bashkë”, ka thënë 75 vjeçari, në një rrëfim për Us Weekly, duke iu referuar të birit 20 vjeçar, Elliot dhe së bijës 6-vjeçare, Helen. “ Po futemi në një periudhë tranzicioni në marrëdhënien tonë, që është një proces i vështirë, por ndërtues.”Ishte Us Weekly që konfirmoi se De Niro dhe Hightower, 63 vjeç, kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre.Aktori e njohu ish-stjuardesën më 1987-ën, ndërsa ajo punonte në Londër.

Ata u martuan më 1997-ën, pas një lidhjeje 10 vjeçare.Kjo nuk është hera e parë që çifti ndahet. Bobby de Niro nënshkroi letrat e divorcit me 1999-ën dhe patën një betejë mbi kujdestarinë e djalit të tyre, por ia dolën të kishin një marrëveshje dhe divorci u anulua. Ata rinovuan betimet e martesës më 2004-ën.

Page Six ka raportuar se çifti ka kohë që jetojnë në shtëpi të ndara.De Niro më parë ka qenë i martuar me Diahnne Abbott. Ata kanë bashkë një vajzë, Drena, 47 vjeç dhe një djalë, Raphael. Aktori ka gjithashtu edhe binjakët 23-vjeçarë, Julian dhe Aaron, me ish të dashurën Toukie Smith.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë