Shtatori sjell në kinema një seri filmash të shumëpritur, duke ofruar zgjedhje për çdo shije. Nga horrorët dhe filmat plot aksion, te fantazia, dramat historike dhe dokumentarët, lista përfshin disa prej emrave më të njohur të Hollywood-it.
Mes titujve që pritet të tërheqin më shumë vëmendje janë Resident Evil, rikthimi i Practical Magic 2 me Nicole Kidman dhe Sandra Bullock, si dhe Heart of the Beast, ku Brad Pitt luan një veteran të forcave speciale që lufton për mbijetesë në Alaskë së bashku me qenin e tij.
Robert Pattinson vjen me dramën Primetime, ndërsa Ethan Hawke me The Weight. Për adhuruesit e aksionit dhe horrorit, Onslaught premton një histori plot tension, ndërsa Hope sjell një përzierje të pazakontë mes horrorit, western-it, aksionit dhe fantastiko-shkencores.
Në listë përfshihen gjithashtu filmi i animuar Forgotten Island, drama mesjetare The Uprising dhe dokumentari Knife: The Attempted Murder of Salman Rushdie, që trajton sulmin ndaj shkrimtarit dhe rrugëtimin e tij drejt rikuperimit.
Me histori, zhanre dhe aktorë të ndryshëm, këta janë disa nga filmat që ia vlen të mbahen në radar gjatë muajit shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje