Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga përfaqësuesi i saj dhe nga babai i aktores, Alan Panettiere, i cili kërkoi të respektohet privatësia e familjes në këtë moment të vështirë.
Panettiere nisi karrierën si aktore që fëmijë dhe u bë e njohur fillimisht për zërin e personazhit Dot në filmin e animuar “A Bug’s Life”.
Më pas, ajo fitoi famë të madhe me rolin e Claire Bennet në serialin “Heroes”, ndërsa në “Nashville” interpretoi personazhin e Juliette Barnes, rol për të cilin u nominua dy herë për Golden Globe.
Ajo u shfaq gjithashtu në filma si “Remember the Titans”, “Raising Helen”, “Ice Princess” dhe “Scream 4”.
Para vdekjes, Panettiere kishte publikuar edhe një libër autobiografik, ndërsa paraqitja e saj më e fundit në ekran ishte në filmin “Sleepwalker”, publikuar në janar 2026.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Vëllai i saj, aktori Jansen Panettiere, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 28-vjeçare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje