Ende pa u përthithur nga rrjetet sociale tabora e fjalëve lëshuar ndaj kreut të SPAK nga Ilir Meta, ka reaguar bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Kjo e fundit, përmes një reagimi të shkurtër në Facebook, ka sfumuar qëndrimet e debatueshme të Metës, duke i cilësuar si protagonizëm bosh
“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund t’i bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.
Filmat e vjetër me të njëjtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.