Politike

‘Legen, palaço, torollak, thirri mendjes, s’kam frikë nga burgu yt’. Meta, sulm Dumanit: Merresh me vjehrrën time, nga burgu do ta shpërbëj celulën

Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp krah Tedi Blushit dhe Erisa Xhixhos për të orientuar Konventën Kombëtare në fund të prillit se ata të dy do të jenë njerëzit më të besuar të tij. Ai president i partisë, Xhixho si zv-Presidente dhe Blushi Sekretar i Përgjithshëm.

Meta tha se do do të ndalojë nepotizmin në parti por i la gjithashtu rrugë të hapur Monika Kryemadhit që të garojë përballe tij në garën për drejtimin e partisë. Deri këtu Meta i hapi letrat me njerëzit që do e ndjekin dhe i mbylli me ata të bashkëshortes së tij.

Por ajo që Meta paralajmëroi qartazi ishte raporti i tij me drejtësinë, kur akuzoi ashpër Altin Dumanin si kreu i SPAK.

Meta nuk e fshehu as faktin se mund të përfundojë në burg pas përfundimit të hetimeve në SPAK të CEZ-DIA, duke i adresuar gjuhë të ashpër vetë drejtuesit (Altin Dumani) që ka çështjen e tij në dorë.

“Mbështes deklaratën e ambasadës amerikane dhe KLP-së. KLP-ja është krijuar mbi bazë të emërimeve të Arta Markun, që u vendos në krye të prokurorisë në kundërshtim me Kushtetutën. Edhe aleatët ua kam thënë që drejtësinë e keni ju dhe Edi Rama dhe për çdo gjë e keni ju përgjegjësinë. Prokurorët e SPAK nuk janë si Dumani. Në SPAK dhe edhe prokurorë që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Po i them dum-Dumanit, tre herë ke përmendur emrin tim që po më heton për CEZ-DIA, me ke çuar edhe njerëz që të iki nga Shqipëria. Nuk jam legen si ty unë. Merresh me vjehrrën time ti. Po pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt? Po Meta nga burgu do ta shpërbëjnë celulën kriminale që ke aty? Hajde dil me mua në debat televiziv. Je injorant. Të ka thënë ty amerikanët të më fusësh në burg? Po që tani? Nuk zutë mend vend ju palaço? O palaço, o dum-Duman, torrollak, thirri mendjen, reflekto, thelloju. Nuk është kërcënim, është këshillim që po të jepet. Hape CEZ-DIA me urdhër të Edi Ramës. I ke vajtur 20 herë në burg Ismailajt që të dalësh ti nga burgu dhe të vijë ai këtu...”, tha ai

“Ti nuk ke takat të arrestosh Erion Velinë dhe të thërrasësh Edi Ramën që ka bërë ato vendime qeverie në kundërshtim të plotë me ligjin sepse ti je prokuror jo i amerikanëve por i Engjell Agaçit dhe mos u fshi pas amerikanëve sepse ka amerikan të ndershëm ka edhe Mcgonigal thirri mendjes, ky është nga Kolonja (Tedi Blushi) kjo ka edukatën e gjyshit (Erisa Xhixho)

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, t'i marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Kam një shtëpi, ¼ e shtëpisë do ia lë motrës, se po më kujdeset për prindërit e mi. Këtu e vë krevatin te selia, asgjë tjetër po që t’i shkojë mendja dum Dumanit që të marrë partinë e Lirisë dhe t’ia çojë Edi Ramës atë ta shikojë dum Dumani dhe kush i del për zot dum Dumanit

Dum dumani është palaço është shndërruar në një pistoletë të Edi  Rames je palaço. A thashë për Dvoranin që edhe ai ishte kështu a nxori Venecia apo nuk e nxori siç thashë une?...

PL ka nevoje kapedane dhe kapedanë dhe jo për çimka dhe çimkaxhesha”, tha Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë