Nga Gazeta Si – Ditën kur Kuvendi vendos për ta çuar mandatin e saj në Gjykatë Kushtetuese, deputetja Olta Xhaçka ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. Fillimisht, ajo sqaroi se pse priti kaq gjatë për një reagim.
“Nuk jam përgjigjur, jam menduar. Të rri në këtë detyre apo te iki. Te vazhdoj te merrem me politike apo te dorëzoj mandatin dhe te shpëtoj nga ky linçim, ku faktet janë orekse politike, provat janë interesa mediatike, gjykimet mbi te vërteten e një individi me përgjegjësi, janë paragjykime mbi ngjyrën politike te një personi publik…”, e filloii ajo fjalen, per te kaluar më pas disa radhëve tek thelbi.
“…Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnje lehtësi proceduriale te ndryshme nga te tere te tjerët. Zero! Dhe e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar (i cili nuk është e njëjta gje me statusin e shumëpërfolur të investitorit strategjik), pra përfitimi qe sidoqoftë në çdo rast, ligjërisht, nuk i atribuohet fare drejtpërdrejtë bashkëshortit tim për një investim në hoteleri që kurrë mos u bëfte pas gjithë kësaj balte të pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë, e cila në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin?
Vetëm e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njerës nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra të nxjerrë shezlonet në plazh. Dhe e theksoj: Për të drejtën e përdorimit të plazhit për klientet e hotelit, jo të perfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare siç ndodh ligjërisht, në plot pjesë të segmentit bregdetar!
Dhe jo tani, po kur të realizohet investimi që s’ështe realizuar, kur të lidhet kontrata me të njejtat kushte e tarifa si gjithë të tjerët, që u takon me ligj turizmi jo me status, që nuk eshte lidhur… Pra gjithe kjo zallamahi nese duhet apo sduhet të verë shezlonët në plazh kur investimi të ketë përfunduar, kushedi se kur…”, tha ndër të tjera Xhaçka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.