Politike

Kuvend, Çuçi: Pro dërgimit në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës

Partia Socialiste ka përgatitur një raport për mandatin e deputetes Olta Xhaçka ku pritet të votojë pro dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Bledi Çuçi tha se sot do të marrin një vendim për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

‘Raportin e kemi përfunduar e keni në sistem. Unë besoj se vendimi i GJK është ezauruar. Ne e kemi zbatuar vendimin e GJK. Shfuqizohen të dy vendimet që janë marrë nga parlamenti në lidhje me papajtueshmëri e mandatit Xhaçkës. Në mbledhjen byrosë kemi bërë të qartë që pas diskutimeve do të çojmë çështjen në Kuvend për të marrë një vendim për dërgimin e çështjes në GJK sipas procedurës që ka rrjedhur deri tani. Sot është e qartë do çojmë një projektvendim për të dërguar çështjen sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese” tha Bledi Çuçi.

Ishte Gazment Bardhi i cili kërkoi që Kuvendi të zbatojë një detyrim të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një detyrim të Kushtetueses. Ne deputetët e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në këshillin e rregullores dhe mandatave. Nuk dimë cili është qëndrimi juaj, ndërprisni seancën dhe na vini në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj. Ju lutem zbatoni rregulloren e Kuvendit dhe na vini në dispozicion raportin e shumicës. Besoj detyrimin për të zbatuar vendimin e GJKK-se e kemi të përbashkët. Nëse nuk e keni gati raportin ndërprisni seancën. Nuk mund të nisë nëse ne nuk kemi raportin” tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë