Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH ka miratuar financimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku nga samiti i BERZH për Ballkanin Perëndimor në Londër.
Linja hekurudhore e cila nuk ka nisur ende punën në terren, do të jetë 120 km e gjatë duke rikuperuar të gjithë hekurudhën e vjetër, që u bë jofunksionale pas tërmetit të 2019-s.
Vorë-Hani i Hotit parashikohet të kushtojë mbi 370 mln euro dhe do të financohet nga një kredi 200 mln euroshe nga BERZH dhe Banka Europiane e Investimeve si dhe një grant 160 mln euro nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor.
Edhe kjo hekurudhë është pjesë e projektit gjigand të TEN T dhe do ta lidhë Shqipërinë me hekurudhat europiane e rajonale.
Momentalisht po zhvillohet hekurudha Durrës-Tiranë e cila pritet të mbyllet vitin e ardhshëm me një kosto totale prej 92.1 mln eurosh. Po ashtu linjë tepër me rëndësi është ajo e Durrës-Prishtinë, që është në proces studimi dhe do të kushtojë 700 mln euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.