Të gjithë e kemi një mik, shok apo të afërm që mban mjekër. Dhe duket se të gjithë ata që duan të joshin një femër, kanë arsye më shumë për të mbajtur mjekrën.
Një mjekër e bukur i bën meshkujt të duken më tërheqës dhe seksi. Dhe përtej meshkujve dembel ,ata meshkuj që mbajnë mjekrën për të tërhequr vëmendjen e vajzave, duket se kanë të drejtë. Një studim i fundit nga Barnaby Dixson në universitetin Queensland e vërteton mjaft qartë këtë fakt.
Studimi, i cili është publikuar në ‘Journal of Evolutionary Biology’, ka analizuar lidhjen mes mjekrës së meshkujve dhe asaj se si lidhet kjo me gjykimin e grave se a është një mashkull partner potencial apo jo.
Dhe, siç duket zonjat më shumë i preferojnë meshkujt me mjekra për lidhje afatgjatë.
Nga 8,520 femra të anketuara për këtë studim, që të gjitha kanë shfaqur preferenca për meshkujt me mjekër.
Veç kësaj, meshkujt me mjekra më të mëdha konsiderohen më shumë si partner për t’u martuar.
Me fjalë tjera, të pasurit mjekër është shenjë për vajzat se mashkulli ka një përzierje të mirë të karakteristikave mashkullore dhe femërore, çfarë edhe e bën atë të përsosur.
Femrat nuk joshen nga meshkujt që janë shumë femëror – mendoni meshkujt me zë femëror apo pa asnjë qime në fytyrë – por ato nuk joshen as nga meshkujt shumë mashkullorë.
Studiuesit kanë përcaktuar se njerëzit që mbajnë mjekër, e përdorin atë si simbol dominimi ndaj femrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




