Psikologu Dr. John Gottman mund të parashikojë me saktësi ne 91% te rasteve nëse një marrëdhënie do të përfundojë. Parashikimi i tij bazohet në vëzhgimin e marrëdhënieve të çifteve. Pasi studioi disa çifte, Dr. Gottman zbuloi se ata që ndahen kanë tendencë të argumentojnë në 4 mënyra specifike të cilat i quan “4 Kalorësit e Apokalipsit të Dashurisë”.
Më poshtë keni 4 gabimet që vrasën marrëdhënien.
Kritika
Kritika është një mënyrë për t’u marrë me një problem që përfshin sulmin dhe fajësimin e personit tjetër si një e tërë. Kur e kritikoni partnerin tuaj, ju nënkuptoni se ka diçka të gabuar dhe të pandryshueshme rreth tij, veçanërisht kur kritika shoqërohet shpesh me fjalët “gjithmonë” dhe “kurrë”. Kjo e bën partnerin tuaj të ndjehet i sulmuar, i refuzuar dhe pa asnjë mënyrë tjetër për t’u përgjigjur. Nëse zakonisht e sheh veten duke thënë gjëra të tilla si “nuk ke kujdes” ose “je gjithmonë kaq egoist”, mund të jesh një përdorues i shpeshtë i kritikave. Nëse dëshironi ta ndryshoni këtë sjellje, psikologët në Institutin Gottman rekomandojnë këshillën e mëposhtme : Përshkruani situatën pa gjykuar. Shprehuni sa më qartë. Pyesni për atë që keni nevojë në një mënyrë pozitive.
Mospërfillja
Në 4 dekadat e hulumtimit të tij, Dr. Gottman zbuloi se mospërfillja është numri një i parashikuar i shkakut të divorceve. Kur ju komunikoni me përbuzje ju po tregoni mos respekt. Nëse jeni mësuar me tallje, sarkazëm, ju jeni një përdorues i shpeshtë i përbuzjes. Është shumë e dëmshme, sepse e bën partnerin tuaj të ndjehet pa vlerë, i parëndësishëm dhe prek njerëzit aq thellë sa hulumtimi tregon se dobëson sistemin e tyre imunitar.
Herën tjetër që argumentoni, ju dhe partneri juaj duhet të ulni tolerancën tuaj për komentet dhe sjelljet. Duhet të punoni për ndërtimin e një kulture vlerësimi. Shpërfillja shfaqet kur një person fokusohet në cilësitë që ata nuk e pëlqejnë tek partneri i tyre kështu që ju duhet të bëni pikërisht të kundërtën. Përqendrohuni në gjërat që thoni në lidhje me partnerin tuaj dhe shkruani diçka që ju jeni mirënjohës për marrëdhënien tuaj çdo ditë.
Vetëmbrojtja
Vetëmbrojtja në një debat nënkupton që jeni duke bërë justifikime dhe duke luajtur me viktimën e pafajshme, ndonjëherë edhe duke e fajësuar partnerin tuaj në mënyrë që ata të tërhiqen. Megjithatë, kjo nuk është e dobishme dhe as nuk funksionon sepse arsyetimet tuaja vetëm dërgojnë mesazhin që ju nuk i merrni seriozisht shqetësimet e partnerit tuaj dhe nuk doni të merrni përgjegjësinë për veprimet tuaja.
Nëse zakonisht thoni gjëra të tilla si: “Unë nuk bëra asgjë të gabuar” ose “Nuk është faji im, është faji juaj”, atëherë ju mund të jeni përdorues tipik i mbrojtjes. Nëse dëshironi të ndryshoni atë qëndrim duhet të provoni këtë këshillë të rekomanduar nga Instituti Gottman: Merrni pak kohë për të dëgjuar partnerin tuaj. Merrni përgjegjësinë kur duhet. Thoni se ju vjen keq në një mënyrë të ndershme.
Kundërshtim
Kjo ndodh kur vendosni një mur mes jush dhe partnerit tuaj duke u larguar nga argumenti, duke ndaluar çdo përpjekje për të filluar përsëri bisedën dhe duke distancuar veten fizikisht dhe emocionalisht. Kundërshtimi është shkatërrues, sepse ajo e bën partnerin tuaj të ndjehet i refuzuar dhe braktisur. Nëse gjatë një përplasje ju tentoni të largoheni papritmas dhe të përpiqeni të silleni sikur jeni i zënë, atëherë ju po e kundërshtoni në heshtje. Nëse keni nevojë për kohë për t’u qasur në një çështje, më mirë të merrni disa herë frymë, dhe të grumbulloni mendimet tuaja. Tregojuni partnerit tuaj që ju nevojitet një moment dhe vazhdoni bisedën kur jeni gati. Vetëm në këtë mënyrë partneri juaj do të kuptojë se po përpiqeni të kujdeseni për veten dhe marrëdhënien tuaj dhe jo duke u përpjekur t’i refuzoni ato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




