Ushqimi organik ul rrezikun e kancerit, thotë studim.
Një studim i cili u krye në Francë mori në pyetje 69,000 njerëz për konsumimin e ushqimit organik dhe më pas i mbikqyri ato për 5 vjet për të parë nëse ishin të prirur ndaj kancerit.
Ushqimi organik që rritet pa përdorimin e pesticideve, plehrave artificiale ose teknikave të modifikimit gjenetik (GM), ul rrezikun e kancerit. Mishi organik, vezët dhe produktet e qumështit që vijnë nga kafshët që nuk u janë dhënë antibiotikë ose hormone të rritjes gjithashtu ulin rrezikun sëmundjeve të pashërueshme. Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që hëngrën ushqime organike ishin 24 % më pak të rrezikuar nga kanceri, krahasuar me njerëzit që nuk
Përkundër raporteve inkurajuese të medias, ky studim nuk provon se ushqimi organik do të mbroje nga kanceri. Studimi nuk tregon se ushqimi organik lufton kancerin. Njerëzit të cilët hëngrën më shumë ushqim organik kishin një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Mbetet e provuar nëse ushqimi organik redukton normat e kancerit.
Për të zvogëluar rrezikun e kancerit, studiuesit sugjerojnë një stil jete të shëndetshme. Te ndqiet një dietë e caktuar, aktivitete sportive, të mos konsumohet mishi i përpunuar, të qëndroni larg duhanit dhe pijeve alkoolike .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




