36 mln europianë vuajtën nga ‘Long Covid’ (Covid i zgjatur). Këto janë statistikat e bëra publike nga drejtorit i Rajonit të Europës në OBSH, Hans Kluge.
Sipas të dhënave, një në çdo 30 banorë është shifra zyrtare e atyre që vuajtën nga ‘Long Covid’, qëkur nisi pandemia.
Në nivel botëror u prekën nga Covid-19 rreth 768 mln njerëz, prej të cilëve humbën jetën rreth 7 mln banorë të globit. Sindroma klinike e ‘Long Covid’ zakonisht është vërejtur në ato raste kur simptomat e infeksionit nga Sars Cov 2 kanë qenë kryesisht të lehta, por që kanë zgjatur rreth 6 muaj, ndërkohë që sipas mjekësisë largohet plotësisht të paktën pas një viti nga infektimi fillestar me koronavirus.
“Në Europë, COVID-19 ndikoi në një sërë sëmundjesh, duke përfshirë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe sëmundjet kronike të mushkërive, të cilat përbëjnë 75 për qind të vdekshmërisë”, tha Kluge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



