Nga Gazeta 'Si'-Policia ka publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar këtë të martë në kampin e muxhahedinëve në zonën e Manzës.
Në video duket momenti i ndërhyrjes së policisë, teksa disa prej tyre tentojnë të fshehin disa sende duke i futur në qese të zeza.
Më pas dy persona shfaqen me disa shkresa në duar duke i djegur ato para se të bien në duart e policisë shqiptare.
Në pamje duken edhe sallat me kompjuterë të cilët janë sekuestruar gjatë operacionit. Gjatë gjithë aksionit vihet re një rezistencë nga ana e muxhahedinëve ndërkohë që disa prej tyre hidhen para furgonit të policisë.
"Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp", thuhet në njoftimin e Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.