Protesta studentore hyri këtë të enjte në ditën e tretë, me bojkotimin e mësimit në gjimnaze dhe fakultete në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Që në orët e para të ditës, nxënës dhe studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë, ndërsa në kryeqytet ka nisur grumbullimi para Ministrisë së Arsimit.
Pa një orar fiks dhe pa itinerar të paracaktuar, gjimnazistë dhe studentë kanë marshuar në rrugët e Tiranës në protestën që po konsiderohet si revolucioni i studentëve por gjithashtu ka dhe prindër e të moshuar që po mbështesin protestën e studentëve.


Edhe sot skenari ishte i njëjti, përplasje me policinë, djegie të objekteve dhe hapësirave të institucioneve, kryesisht bankare dhe gazlotsjellës e ujë si përgjigje nga ana e policisë.
Të rinjtë dhe qytetarë të tjerë kanë pushtuar të gjitha rrugët kryesore të Tiranës, duke u ndarë në grupe të mëdha.



Protesta vjen pas tensioneve të së mërkurës në Tiranë, ku u shënuan përplasje, zjarre dhe dëme materiale në rrugë, institucione e biznese.

Ndërkohë, deputetët kanë anuluar seancën plenare të parashikuar për këtë të enjte. Zhvillimi vjen në një ditë kur vëmendja politike dhe publike është përqendruar te protesta studentore dhe situata e krijuar në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje