Gazeta Si – Lideri i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, në takimin e mbajtur në Valias të Tiranës, e cilësoi fushatën e 14 majit si më të rëndësishmen e jetës së tij.
“Kjo fushatë është më e veçanta e jetës time, por edhe e jetës tuaj. Kemi kaluar dhjetëra fushata, por kurrë ndonjëherë ne nuk kemi pasur një fushatë, në të cilën ta kemi prekur, ndjerë, përjetuar me dhimbjen më të madhe rrezikun e tmerrshëm që i kanoset sot Shqipërisë.
Sepse në vijmë në këtë fushatë, pasi njeriu që erdhi me dajre në pushtet dhe tani përdridhet me tallava para jush, largoi nga Shqipëria me keqpërdorimin e pushtetit që mori 1 milionë shqiptarë në 8 vite. Largoi nga Shqipëria 800 mijë të rinj, shkretoi vendin”, – tha Berisha.

Për Ramën ai tha se po tallet me mjerimin e shqiptarëve: “Edi Rama nuk mund të ketë ndjenja për ju, se ai erdhi në pushtet si zotëria 20%. OSBE e denoncoi atë para shqiptarëve, i deklaroi se ke 200 milionë euro në llogaritë offshore. Nuk guxoi kurrë ta kundërshtojë, sepse e dinte se do i dilnin faturat.
Edi Rama tani përpiqet të hedhë valle mbi varfërinë tuaj, mbi mjerimin e shqiptarëve, përpiqet t’ju mashtrojë me tallava. Njeriu që ka mashtruar shqiptarët për çdo gjë tani përsëri beson se me zorrën qorre në gojë dhe me tallavanë dhe vithet në tallava do mund të mashtrojë përsëri shqiptarët”, – tha Berisha.
Për ish-kryeministrin marrja e pushtetit lokal të Ramës dhe PS-së shënon dhe largimin e tij si kryeministër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


