Fotot tregojnë robotë të dërgesave të ushqimit në shtëpi të kompanisë “Starship Technologies”, duke pritur me durim të kalojnë rrugën, si pjesë e sprovës së re në Kembrixh (MB) këtë muaj. Madje ndërsa prisnin në radhë, një nga robotët i ka kërkoi një gruaje të shtypte butonin e semaforit që ata të kalonin rrugën. “Starship” tha se robotët nuk ishin aspak “të turpshëm”, madje ishin të lumtur t’u kërkonin të huajve në rrugë ndihmë kur kishin nevojë për të. Eksperimenti po zhvillohet në partneritet me Këshillin e Qarkut të Cambridgeshire dhe në bashkëpunim me 12,000 banorë në 5,000 shtëpi që marrin dërgesa ushqimore nga dyqani i tyre lokal.







Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




