Kuriozitete

Rajoni më i mirë i verës në Europë është në Slloveni

Një renditje e re ka shpallur stajerska në Slloveni si rajonin më të mirë të verës në Europë, duke lënë pas më shumë se 90 zona të njohura të verës në kontinent.

Renditja, e publikuar nga European Best Destinations, vlerësoi rajonet sipas varieteteve të rrushit, stileve të verës, numrit të kantinave dhe ambienteve të degustimit, bukurisë së peizazhit, qëndrueshmërisë dhe aksesueshmërisë.

Stajerska përfshin zona si Maribor, Ptuj, Jeruzalem Slovenija, Haloze dhe Slovenske gorice dhe u vlerësua veçanërisht për traditën e saj të pasur të prodhimit të verës.

“Stajerska përfaqëson pikërisht atë që udhëtarët e sotëm kërkojnë gjithnjë e më shumë: autenticitet, peizazhe të jashtëzakonshme, traditë shekullore dhe një identitet të fortë rajonal”, tha Maximilien Lejeune, drejtues i European Best Destinations.

Një prej atraksioneve kryesore është hardhia më e vjetër në botë, në Maribor, si dhe bodrumet historike të verës në Ptuj.

12 rajonet më të mira të verës në Europë

Stajerska – Slloveni

Langhe-Roero-Monferrato – Itali

Ribeira Sacra – Spanjë

Kamptal – Austri

Chianti Rufina – Itali

Sancerre dhe Pouilly-Fumé – Francë

Etna – Itali

Saumur dhe Anjou – Francë

Wachau – Austri

Valle d’Aosta – Itali

Alentejo – Portugali

Naoussa – Greqi

Në vendin e dytë u rendit Langhe-Roero-Monferrato në Itali, ndërsa Ribeira Sacra në Spanjë zuri vendin e tretë, e njohur për vreshtat spektakolare të ndërtuara në shpatet e kanioneve të lumenjve Sil dhe Miño.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë