Politike

Porti i Durrësit, Basha përgënjeshtron Berishën duke shpërndarë një link portali: Po shpif   

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas qëndrimit të dytë të Berishës se Basha është aksioner tek Porti i Durrësit.

Basha reagoi shkurt në faqen e tij në Twitter duke e cilësuar gënjeshtër, ndërsa ka shpërndarë një faqe të një nga portaleve që shkruan se ajo që ka thënë Berisha nuk është e vërtetë.

 “Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty”, shkruan Basha duke shpërndarë edhe një link të alfapress.al.

Në këtë artikull thuhet e kundërta e asaj që pretendon Berisha se administratori i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës nuk ishte shkarkuar nga detyra që në korrik 2021, por vazhdonte që të ishte edhe aty, edhe te “Emaar” në projektin e Portit të Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë