Samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën ka arritur një marrëveshje historike për një fond special dedikuar dëmeve të lidhura me klimën, në vendet më të varfëra. 200 vende ranë dakord për këtë vendim.
Negociatorët ranë dakord që në samitin e radhës në 2023-shin, të ngrihej një strukturë ku do të përcaktohen kontribuesit dhe përfituesit. Liderët e vendeve afrikane dhe vendeve të tjera në zhvillim e përshkruajtën këtë hap si “drejtësi klimatike”.
Megjithatë, në orët e fundit të bisedimeve, të cilat u zhvilluan jashtë orarit deri në mbrëmjen e së shtunës dhe deri në mëngjesin e së dielës, vendet nuk mund të binin dakord mbi dispozitat që do të përshpejtonin shkurtimet e emetimeve. Një shtytje për të përfshirë heqjen e të gjitha lëndëve djegëse fosile në marrëveshjen përfundimtare gjithashtu dështoi. Shefi i BE-së për klimën Frans Timmermans pasqyroi pakënaqësinë e thellë të ndjerë nga shumë vende me rezultatin në një fjalim të ashpër në sesionin përmbyllës të OKB-së, duke thënë se rezultati nuk ishte “një hap i mjaftueshëm përpara për njerëzit dhe planetin”. “Duhet të kishim bërë shumë më tepër. Qytetarët tanë presin që ne të udhëheqim. Kjo do të thotë reduktim shumë më i shpejtë i emetimeve,” tha ai. BE-ja kishte nënshkruar marrëveshjen “me ngurrim” dhe ishte e zhgënjyer që duhej të hiqte dorë nga pozicioni i saj “për të lejuar që procesi të ecë përpara”.
Duke iu drejtuar rolit të vendeve prodhuese të naftës dhe gazit, të udhëhequr nga Arabia Saudite, në mbrojtjen e prodhimit të lëndëve djegëse fosile, ministri i Zelandës së Re për ndryshimet klimatike, James Shaë, tha se kishte “ende palë që janë ngecur në një gjendje mohimi apo iluzion për gjendjen e krizës klimatike”.
BE-ja ka bërë një kërcënim dramatik për t’u larguar të shtunën nëse marrëveshja globale nuk ishte e mjaftueshme për të “mbajtur gjallë normën 1.5”, një frazë që u bë thelbi i e bisedimeve të COP26 të vitit të kaluar. Ai i referohet Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 për të mbajtur ngrohjen globale nën 2C, dhe në mënyrë ideale 1.5C, nga kohërat para-industriale duke ulur emetimet e gazeve serrë. Përpjekja e dhjetëra vendeve për të përfshirë një angazhim për të hequr gradualisht të gjitha lëndët djegëse fosile ishte e pasuksesshme pas rezistencës së fortë nga disa vende, përfshirë Arabinë Saudite dhe Rusinë.
Në vend të kësaj, marrëveshja përfundimtare u ndryshua në minutën e fundit për të përfshirë nevojën për energji “me emetim të ulët” – e cila do të lejonte prodhimin e vazhdueshëm të lëndëve djegëse fosile kur kombinohej me teknologjinë e kapjes së karbonit për të bllokuar emetimet. Shefi i klimës në Mbretërinë e Bashkuar, Alok Sharma, presidenti i COP26 në Glasgow, pasqyroi acarimin për dështimin për të përmirësuar përpjekjet për të ulur emetimet. “Na duhej të luftonim jashtëzakonisht fort, pamëshirshëm – ishte si një betejë – për t’u siguruar që ne ruanim atë që kishim përtej vijës në Glasgow. Jam tepër i zhgënjyer që nuk ishim në gjendje të shkonim më tej.”/FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



