Politike

Udhëzimi: 8 nëntor afati maksimal për kandidatët e primareve

Kush kërkon të përfshihet në primare për të garuar më pas në zgjedhjet lokale përballë kandidatëve të PS-së duhet të depozitoje kërkesën pranë PD-së deri të martën e javës që vjen ose data 8 nëntor

Partia Demokratike ka publikuar udhëzimin e saj mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret e 2023.

Sipas njoftimit, afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 8 nëntor 2022, ora 20:00 në selinë qendrore të PDSH-së.

Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia do të duhet të plotësojnë dokumentet ku përfshihen: formulari i kandidimit, jetëshkrimi (profesional por edhe politik), deklarata për respektimin e etikës dhe integritetit gjatë fushatës, vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statutore dhe formulari vetjak.

Në rast se personat e përzgjedhur për të garuar në primare do të refuzojnë të jenë kandidatë, dega siguron nga ai marrjen e një konfirmimi me shkrim për refuzimin e kandidaturës.

Në cdo degë duhet të mblidhen propozimet për kandidatët e PD në primare në takimet me anëtarësinë ne nivel seksioni apo grupseksioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë