Ka edhe një jave kohe që kandidatët që duan të garojnë për primarët në Tiranë të depozitojnë emrin.
Ndër emrat e përfolur është edhe mjeku Ilir Alimehmeti që në sondazhe favorizohet, por vetë ai ende nuk ka marrë një vendim nëse do të garojë apo do të bëhet pjesë e stafit të ngushtë të kandidatit që do të përfaqësojë opozitën në garën përballë Erion Veliajt.
Vetë Alimehmeti i ka lënë të hapura diskutimet në një postim të fundit në Facebook kur ankohet për rrugët e bllokuara në Tiranë.
“Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu, që na humbet të paktën gjysëm ore çdo rrugë që kalon drejt ose nëpër Tiranë!
Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!
Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!”, shkruan Alimehmeti duke e përcjellë postimin edhe me foto.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.