Media Galeri

Kapen 730 kg kokainë në portin e Triestes, ishin fshehur në thasët me kafe

Gazeta Si – Një sasi rekord prej 730 kg kokainë u kap nga Guardia di Finanza në portin italian të Triestes.

Mediat italiane raportojnë se nëse droga do të hidhej në treg, vlera do të shkonte më shumë se 20 milionë euro.

Kokaina ishte fshehur në një kontenier e brenda thasëve me kafe me qëllim që t’i shpëtonte nuhajtes së qenëve antidrogë.

Sipas autoriteteve italiane kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në portin e Triestes e do të sillte për trafikantët një përfitim mbi 20 milionë euro.

Guardia di Finanza informon se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin e kësaj sasie e droge.

Sasia e kokainës është e mjaftueshme për të kënaqur një zonë të madhe të “tregut” për një periudhë të mesme kohore. Deri tani nuk raportohet për persona të ndaluar apo që janë nën hetim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë