Fotografia se si duket nga afër fytyra e një milingone, shkrepur nga fotografi lituan Eugenijus Kavaliauskas, u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Mirëpo, ky portret i frikshëm u rendit në vendin e 57 në Konkursin e Fotomikrografisë.

Konkursi i vitit 2022 mori pothuajse 1300 aplikime nga 72 vende. Fituesit e vendit të parë u shpallën fotografët suedezë Grigorii Timin dhe Michel Milinkovitch, në imazhin e të cilëve shfaqet gjurma e këmbës së një hardhuce gjigante të Madagaskarit. Në fotogalerinë e mësipërme renditen 10 vendet e para të konkursit me fotografitë e çuditshme.








Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




