Media Galeri

Pas Van Gogh, ‘ambientalistët’ dëmtojnë me pure patatesh veprën e Monet

Dy aktivistë gjermanë janë arrestuar pasi kanë dëmtuar rëndë një nga kryeveprat e Impresionizmit, “Les Meules” (Mullarët), duke i hedhur një substancë që autoritetet e kanë përcaktuar si pure patatesh, teksa ndodhej në muzeun e Potsdamit në Gjermani.

Aktivistët para arrestimit arritën të shpërndanin në Twitter videon e sulmit, si dhe apelin e tyre për ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas autoriteteve, ende nuk është përcaktuar vlera e dëmit për një vepër që vetëm pak kohë më parë është shitur në një ankand në Nju Jork për shumën e 110.7 milionë dollarëve.   

E pikturuar më 1890 nga mjeshtri i peizazheve Claude Monet, vepra shënoi rekordin e të gjitha kohërave për rrymën impresioniste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë