Media Galeri

Garë me kungujt që kthehen në varka

Qindra konkurrentë, shumë të veshur si piratë, murgesha, kafshë apo perime, u ngjitën në kunguj të ‘gdhendur’ si varka dhe i vozitën rreth një pellgu në Belgjikën veriore, në një garë vjetore.

“Gara në Kasterlee filloi në vitin 2008 pasi kultivuesit vendas vendosën se duhej të gjenin një përdorim tjetër për kungujt e tyre 400 kilogramë dhe është rritur në popullaritet”, tha Paul Boonen, kryetari i Shoqërisë së Kungujve.

Këtë vit, pas një pushimi dy-vjeçar për shkak të Covid-19, gara u mbajt 3 ditë me 65 ekipe.

Gjetja e kungujve të madhësisë së duhur po bëhet më e vështirë, tha Boonen, duke qenë se shumë garues janë rritur tani dhe është e vështirë të rrinë 4 persona në një kungull.

Garuesi Oscar Guell, një spanjoll që jeton në Bruksel, e quajti përvojën me kunguj “të pistë dhe të yndyrshme”, përpara se të shtonte me gëzim se ai patjetër do të kthehej vitin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë