Media Galeri

Smogu zhduk gjithçka në Seattle

Seattle është klasifikuar si qyteti me ajrin më të ndotur në botë për të mërkurën dhe të enjten (19-20 tetor), duke ia kaluar edhe qyteteve si Pekini dhe Delhi, që zakonisht kryesojnë renditjen botërore sa i përket cilësisë së ajrit.

Qyteti amerikan u ngjit në majën e kësaj renditjeje negative, për shkak të zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke pranë maleve Cascade që ndodhen aty pranë, si dhe motit tepër të nxehtë e të pazakontë për ditët e tetorit.

Smogu mbuloi pjesën më të madhe të rrugëve dhe “zhduku” godinat më të famshme të qytetit nga horizonti.

Që prej qershorit, jo vetëm Seattle, por i gjithë shteti i Uashingtonit është përballur me një thatësirë të paprecedentë dhe gjithashtu me temperatura të larta, të pazakonta. Të dielën e kaluar, temperatura arriti në 31 gradë celsius, më e larta në historinë e qytetit për stinën e vjeshtës. Lajmi i mirë për vendasit është se në fundjavë është parashikuar të bjerë shi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë