Media Galeri

Grupet Mariachi rikthejnë kujtimet e venitura të pacientëve meksikanë me Alzheimer

Bandat e Mariachi kanë qenë prej kohësh një element kryesor i kulturës meksikane dhe tani këngët e tyre të gjalla po përdoren për një kauzë ndryshe: për të rikthyer kujtimet e të moshuarve që vuajnë nga alzhaimer.

Qendra Meksikane e Alzheimerit po promovon terapinë e re, duke shpresuar se muzika do të ngjallë kujtime të kohëve të kaluara, duke i inkurajuar të sëmurët të këndojnë apo edhe të kërcejnë me meloditë e vjetra të njohura.

“Më trishton shumë, sepse e kujtoj burrin tim, por përveç kësaj, muzikën e dëgjoj me gëzim sepse më sjell shumë kujtime që më bëjnë shumë të lumtur”, tha Leonor Camacho, një 90-vjeçare me Alzheimer.

Këngët me lidhje me bashkëshortin, të afërmit dhe miqtë e saj luhen në terapinë e Camacho për të plotësuar terapinë e saj të përditshme, e cila përfshin dhe kryerjen e ushtrimeve për të stimuluar kujtesën e saj.

Kursi i terapisë filloi në shtator dhe do të vazhdojë deri në mes të nëntorit, duke përfshirë shfaqje në të gjithë qytetin që pacientët mund të ndjekin.

Fillimisht e zhvilluar në Gjermani 11 vjet më parë, terapisë iu dha një kthesë mariachi për ta përshtatur atë për përdorim meksikan.

Që kur Camacho filloi terapinë me mariachi, e bija Maria del Rocio tha se nëna e saj ishte bërë më e gjallë dhe kishte më shumë kujtime.

Më parë, Camacho ulej vetëm në një kolltuk pranë dritares, tha vajza e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë