Gazeta Si – Ngjarje të vrullshme po zhvillohen brenda kampit të djathtë, duke dhuruar dhe jo pak surpriza.
Pasditen e kësaj të hëne Berisha mblodhi në selinë e PD-së të 15 krerët e partive të djathta, që deri bashkëpunonin me këtë parti që drejtohej nga Lulzim Basha.
Qëllimi i këtij takimit dalja në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në morinë e kryetarëve pafund të partive të djathta ranë sy edhe ata që deri dje refuzuan vendimin për dorëzuar mandatet e deputetit në bllok në 21 shkurt të 2019, si pjesë e aksionit opozitar.
Në tryezë me Berishën ishin dy krerët e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi, si Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa dhe Zef Shtjefni.
Që të gjithë këta kryetar “partiçkash” refuzuan të dorëzonin mandatin dhe bënë që aksioni i ndërmarrë nga Lulzim Basha i mbështetur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi të mos i japë efektet kundër qeverisë Rama.
Por tryeza e Berishës kishte rreth saj dhe të pakënaqur, nga të dyja anët, si me Bashën, por dhe me vetë ish-kryeministrin. Vlen të përmendet se në tryezë ishte Sali Shehu, kryetar i Frymës së re Demokrate.
Nuk dihet se çfarë i ka ndodhur Sali Shehut që ka pranuar që të ulet në tryezë me Berishën, pasi kohë më parë ai mbante qëndrime të ashpra kundër ish-kryeministrit.
Në një status në Facebook, Shehu do të dënonte sulmin e selisë së PD-së më 8 janar nga mbështetësit e Berishës.
“Pjellat e dhunës sot shënuan fundin e tyre politik sepse i shërbyen forcave antishqiptare që janë të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë e gjithë Ballkanit Perëndimor. Sot, edhe dishepujt me fanatikë, të verbër e të manipuluar janë shokuar, ndjerë keq e të turpëruar. Si mundet që një lider themelues të programojë projekte të tilla të çmendura kundër shtëpisë së tij të lirisë”, do të reagonte Shehu mbi ngjarjet në selinë e PD-së.
Por në një vëzhgim të rrjetit social të tij, ai ka fshirë të gjitha postimet kundër Berishës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.