Media Galeri

Statujat enigmatike të Ishullit të Pashkëve dëmtohen nga zjarri

Një zjarr ka dëmtuar statujat enigmatike në ishullin e Pashkëve, disa prej të cilave për shkak të karbonit thuhet se janë të pariparueshme.

Një numër i panjohur i statujave të gdhendura në gurë janë prekur nga zjarri, tha nënsekretari i trashëgimisë kulturore të Kilit.

Ishulli i Pashkëve ka rreth 1000 megalit, të njohur si moai. Ato kanë koka të mëdha dhe në përgjithësi janë rreth 4 m të larta.

Statujat u gdhendën nga një fis polinezian më shumë se 500 vjet më parë, diku midis viteve 1400 dhe 1650, nga njerëzit indigjenë Rapa Nui, dhe u pozicionuan për të formuar një unazë rreth ishullit, me pamje nga brenda.

Janë rreth 1000 statuja gjigante guri dhe gdhendje në ishullin e Pashkëve, më e madhja prej të cilave peshon 74 tonë dhe është 10 metra e lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë