Media Galeri

Fshati i harruar i Kinës ‘i gëlltitur’ nga natyra

Fshati i braktisur Houtouwan në ishullin Shengshan, në brigjet lindore të Kinës, kohët e fundit është bërë trend në internet dhe një pikë e pazakontë udhëtimi.

Houtouwan dikur ishte një fshat i begatë peshkimi, me një popullsi prej më shumë se 3.000 banorësh në vitet 1980. Megjithatë, për shkak të vendndodhjes së tij të largët dhe të vështirë për t’u aksesuar, banorët filluan të shpërnguleshin në vitet ’90.

Në vitin 2002, fshati u shpopullua zyrtarisht dhe u bashkua me një fshat aty pranë.

Pas dekadash braktisjeje, shtëpitë bosh në fshatin buzë shkëmbit me pamje nga oqeani — disa prej tyre ende të mobiluara — janë pushtuar nga bimë të harlisura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë