Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka urdhëruar amnisti për të gjithë personat që janë dënuar për doza të vogla të marijuanës nën ligjin federal, duke nisur një reformë madhore të drogës vetëm një muaj para zgjedhjeve afatmesme.
Biden tha se ai do të lëshojë një urdhër që do të amnistojë mijëra njerëz që janë dënuar më herët nga kjo veprimtari. Ai i tha guvernatorëve të shteteve që të bëjnë të njëjtën gjë sepse shumë njerëz janë dënuar padrejtësisht, u është mohuar punësimi, shkollimi etj.
“Shumë jetë janë shkatërruar për shkak të qasjes sonë të dështuar ndaj marijuanës,"-tha Biden në një video që Shtëpia e Bardhë postoi në mediat sociale. "Është koha që t'i korrigjojmë këto gabime", shtoi ai.
Njoftimi vjen një muaj para zgjedhjeve të mes mandatit që do të shërbejnë si lloj referendumi për presidencën e Biden dhe do të vendosin nëse demokratët do të mbajnë kontrollin në Kongres.
Vendimi i Biden u mbështet dhe nga ligjvënësit progresive që kanë qenë striktë për ligjet e posesimit të drogës dhe targetimit të njerëzve me ngjyrë.
Biden tha gjithashtu se ai po i kërkonte Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së dhe Merrick Garland, prokurorit të përgjithshëm, të rishikonin sesi klasifikohet marijuana sipas ligjit federal. Marijuana është një drogë e rendit 1, në të njëjtën kategori me heroinën./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.