Media Galeri

Parku Shebenik-Jabllanicë, markohen 120 km shtigje

Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë vijon puna e specialistëve të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Elbasanit për shenjimin e shtigjeve. Deri tani janë shënjuar 120 kilometra shtigje, dedikuar eksploruesve të natyrës për t’ua bërë rrugën më të lehtë e të sigurt.

Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, kullotat, tokat bujqësore etj. Në këtë park turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë