Dosje

Raporti i Antimafias italiane: Grupet shqiptare të parët për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Gazeta Si - Në raportin e fundit të Antimafias italiane të prezantuar në Dhomën e Senatit për vitin 2021, një pjesë të rëndësishme zënë edhe grupet kriminale shqiptare.

Në dokumentet e publikuara nga mediat italiane, theksohet se mafia shqiptare po siguron kokainë dhe heroinë me çmime konkuruese për tregun Italian, falë lidhjeve në Amerikën Latine.

Në këtë raport, thuhet po ashtu se prania e krimit shqiptar është evidentuar në një pjesë të madhe të Itali dhe se po funksionon në nivele të ndryshme dhe funksionon si një “mafia tipike”.

Përveç kokainës së importuar nga Amerika Latine, në raportin e Antimafias në Romë thuhet se vazhdojnë të transportojnë edhe marijuanë përmes detit në vendin fqinj.

Dokumenti i Antimafias, citon edhe sekuestrimin e 18 milionë eurove në nëntor 2021 që po pastroheshin në një bankë në Tiranë për llogari të sipërmarrësit italian i dënuar për bashkëpunim mafioz.

Francesco Zummo, 90 vjeç, i konsideruar sipërmarrës lokal në dispozicion të mafias siciliane “Cosa Nostra” qëh në kohën e Totto Riinas dhe Bernardo Provenzanos, është akuzuar për riciklim parash në sektorin e ndërtimit.

Një interes i veçantë tregohet tek marrdhëniet që po ruhen mes organizatave kriminale mafioze italiane dhe atyre shqiptare.

Raporti vë theksin se lidhjet zakonisht bazohen në raporte familjare ose origjinës, për shkak se u bëhet më e lehtë duke qenë se përdorin të njëjtat kode të komunikimit si edhe një sjellje të njëjtë.

Krimi shqiptar është kryesisht aktiv në trafikun e drogës dhe armëve, në trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit dhe në disa raste vepron në marrëveshje funksionale me fraksione të tjera kriminale.

Thuhet se këto grupe përdorin lidhjet me bandat kriminale të tjera të përbëra kryesisht nga bashkatdhetarë që veprojnë kryesisht në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, si dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Midis mafieve të huaja, grupet shqiptare etnike, vazhdojnë të ruajnë  një rol parësor në shumë aktivitete në fushën e tekstileve dhe veshjeve për të pastruar paratë e krimit, që përfshin rrethinat toskane (Sesto dhe Campi Bisenzio), deri në provincën e Pratos dhe Pistoias.

Roli i portit të Livornos për trafikun e drogës që menaxhohet nga 'Ndrangheta' konfirmohet si strategjik për grupet shqiptare.

“Marrëdhëniet mes dy grupeve kriminale lehtësohen dhe forcohen nga mungesa e konfliktit për dominim mbi territorin e të cilat normalisht kërkojnë që shqiptarët të kujdesen për furnizimin e drogës. Një element tjetër që rezulton nga provat hetimore tregojnë se si, pavarësisht nga niveli i strukturimit Organizatat e brendshme shqiptare konfirmohen në trafikun e drogës si ndërmjetësit kryesorë ndërkombëtarë për besueshmërinë dhe suksesin e tyre të padiskutueshëm në këtë sektor”, thuhet në raport.

Pjesë nga raporti i Antimafias italiane


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë