Media Galeri

Tifozët i kërkojnë llogari kombëtares pas barazimit zhgënjyes me Islandën

Gazeta Si – Tifozët kuqezi kanë qenë të zhgënjyer me futbollistët e kombëtares pas barazimit me Islandën (1-1) në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në fund të takimit në “Air Albania”, ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj lojtarëve, ku ata më me përvojë, janë thirrur që të ballafaqohen në shkallët e stadiumit.

Mbrojtësi dhe kapiteni Elseid Hysaj, portieri Etrit Berisha, por edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, kanë mirëpritur kritikat e tyre “live”.

Ndeshja Shqipëri-Islandë, e fundit e grupit A2 në Ligën e Kombeve, u mbyll barazim 1 me 1.

Shqipëria ishte në avantazh për pjesën më të madhe të ndeshjes, por islandezët barazuan në fund, në minutën e 96-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë