Dosje

Hetimi për administratën në burgun e Fierit, si rehabilitoheshin të dënuarit në shkelje të ligjit

Gazeta Si – Administrata e burgjeve në Fier ishte kthyer në një ndërmarrje private, duke përfshirë favorizime për dhënie amnistie ndaj të dënuarve, ulje dënimi shtesë me argumentin e kanë punuar, shpërdorim detyre, vlerësim sjelljeje fiktive etj.

Sipas dosjes së siguruar nga Gazetasi.al, disa punonjës të policisë së burgjeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjerë të dënuar, kanë kryer veprimtari të paligjshme, ndërsa janë konstatuar gjithsej 54 shkelje.

Në bazë të akuzave të ngritura nga prokurori Bledar Valikaj, u konstatuan problematika të cilat kanë karakter dhe plotësojnë elementët e veprave penale, të cilat përmenden konkretisht;

– 9 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

– 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

– 28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:

– 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

– Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike).

Shkelja e parë ka të bëjë me medikamentet e skaduara në ambientet e regjimit të brendshëm në IEVP Fier, të cilat nuk janë nxjerrë jashtë farmacisë së institucionit dhe të depozitohen në magazinën e caktuar për mbetjet spitalore.

Po ashtu në dosje thuhet se ka mungesë medikamentesh të evidentuara nga sektori shëndetësor, për të cilat nuk dihet se ku ndodhen.

Në bazë të hetimit janë konstuar ,19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve.

Mes emrave të të burgosurve që kanë përfituar ulje dënimi të padrejtë, figurojnë edhe Viktor Ymeri, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajedin Lamajt; Genis Mëhillaj, i cili ka qenë pjesë e dosjes së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj dhe Taulant Balliu, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm, si pjesë e bandës së Tan Kateshit në Elbasan në vitin 1997.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Viktor Imeri ka perfunduar 1 vit amnisti nga burgu i Fierit në bazë të ligjit 22/2014 për amnistinë,  në atë kohë IEVP Fier nuk ka ekzistuar si institucion, pasi burgu është hapur për herë të parë në vitin 2015 dhe Imeri është arrestuar në vitin 2016. 

Po ashtu një tjerët parregullsi ka të bëjë me subjektin tregtar që ushton aktiviteti brenda burgut të Fierit.

Në dosje thuhet se subjektit nuk i është vendosur matësi i energjisë elektike dhe se ai ka paguar disa fatuar afrofe. Relacioni dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet nga 13-15 milion Lekë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i burgjeve ekzekutoi një ditë më parë 18 masa sigurie “arrest në shtëpi” të dhënë nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës për punonjësit e burgjeve, pas një kallëzimi të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve për korrupsion.

Në mesin e tyre janë edhe disa gardianë të burgut 313 në kryeqytet. Pas shkeljeve të konstatuara gjatë hetimeve, prokurori Valikaj kërkoi masën e arrestit në shtëpi për:

Gerald Nonaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Ervis  Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra sistemi burgjeve) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Bashkim Meҁi, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Eris Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Albi Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Dorjan Nukaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale ““Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Arbëri Gjërmeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Enflor Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Florida Mata me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre”

Fatos Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”,

Neritan Xhaferri me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Mato Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Xheniana Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Denisa Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Sidorela Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Jonida Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Eduart Rrapaj administatror i njësisë tregtare në IEVP Fier, me NIUS L53226406A, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkpunim me punonjës të IEVP Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë