Ka ndodhur

“Arrest shtëpie” për 18 punonjës të burgut të Fierit, falsifikuan dokumente e vodhën energjinë

Gjykata dha të hënën në mbrëmje masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit.

Vendimi është marrë pas hetimeve të kryera nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë.

Ata akuzohen për “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre”, “Vjedhje e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë