Media Galeri

Momente nga Festivali Global Citizen në Nju Jork

Rreth 60,000 njerëz mbushën Parkun Qendror të qytetit të Nju Jorkut për Festivalin e 10-të të Global Citizens. Festivali mbahet çdo vit me disa kauza specifike për të mbrojtur. Këtë vit kauzat ishin mbrojtja e femrave dhe planetit dhe një thirrje për t’i dhënë fund varfërisë.

Ata që performuan të parët në skenë ishin këngëtarja e njohur Mariah Carey dhe grupi rock Metallica. Ngjarja vjetore synohet si një thirrje për veprim për çështjet me rëndësi si ajo e të drejtave të  grave, mbrojtja e mjedisit dhe varfëria.

Ambasadorja e Global Citizen, Priyanka Chopra Jonas drejtoi festivalin dhe iu bashkua yjeve të tjerë  të famshëm, duke përfshirë Katie Holmes, Charli Puth që dhanë mesazhet e tyre.

“Askush nuk duhet të shkojë i uritur në shtrat, askujt nuk duhet ti mohohet e drejta e arsimimit ose të diskriminohet për nga raca apo gjinia e tij”, tha Puth.

Jonas Brothers, MANESKIN, Rosalia, Angelique dhe Billy Porter ishin disa nga emrat e tjerë që u ngjitën në skenën e Nju Jorkut. Pjesa më e madhe e publikut mori bileta falas për koncertin për shkak të shërbimeve të ndryshme që ata kanë bërë në të mirë të komunitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë