Një autostradë në Florida u bllokua nga mijëra kanoçe birre, pasi kamioni që po i transportonte u përplas me disa kamionë të tjerë të parkuar në anë të rrugës.
Për fat të mirë, përpos dëmeve materiale, nuk ka pasur asnjë viktimë nga aksidenti rrugor.
BBC raporton se të gjithë koristë e autostradës u mbyllën, deri sa rruga u pastrua nga kanoçet e birrës.
Fotot e shkrepura në vendngjarje nga Patrulla e Autostradave të Floridës tregojnë aq shumë kanoçe birre në autostradë, saqë rruga është bërë pothuajse e padukshme.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




