Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar i jepet sot lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, në Kukës është zbuluar busti i monarkes britanike.
Busti i saj është vendosur para Pallatit të Kulturës dhe akoma nuk dihet kush e ka punuar bustin apo kush e ka vënë aty. Disa orë më pas busti u hoq nga autoritetet të cilët kanë thënë se nuk kanë informacion se kush e ka vendosur.

Në gusht ishte Kryebashkiaku i Hasit Liman Morina i cili në një intervistë për Daily Mail tha se ai do të vendosë një statujë të Mbretëreshës në qendër të qytetit.
Paratë do të mblidheshin nga donacionet e të rinjve shqiptarë që kanë emigruar në Britani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




