Media Galeri

Pallati mbretëror publikon një fotografi që nuk është parë kurrë

Në prag të funeralit të saj shtetëror, Buckingham Palace publikoi një fotografi që nuk është parë më parë të Mbretëreshës Elizabeth II, ku duket ajo e qeshur në Kështjellën Windsor.

Fotografia është bërë 4 muaj para vdekjes së saj, në maj 2022, në shtëpinë ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të kohës gjatë viteve të fundit.

Fotografia që nuk është parë më parë e Mbretëreshës Elizabeth II u publikua të dielën, një ditë para funeralit të saj.

Aksesorët që ajo ka vendosur i kishte dhuratë nga babai i saj, George VI dhe nëna, Mbretëresha Elizabeth, në ditëlindjen e saj të 18-të, dhe ishin ndër më të dashurat në koleksionin e saj të bizhuterive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë