Shumica e fotografëve preferojnë të tregojnë luksin për të cilin njihet Dubai sot por një fotograf ka bërë të kundërtën, duke treguar një Dubai që nuk e kemi parë kurrë. Preet Uday kap momente të qeta dhe modeste në Dubai. Ai nuk u nis për të treguar një anë tjetër të vendit, thjesht ndodhi rastësisht. Me origjinë nga Secunderabad në Indinë jug-qendrore, Uday, 46 vjeç, u zhvendos në Dubai në fillim të viteve 2000.
Uday thotë se i pëlqen që të bëjë fotografi në vende të rastësishme, jo shumë të njohura çka dhe ka sjellë një Dubai ndryshe, atë pjesë që vetëm vendasit e kanë parë.












Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




