Xhamia e Plumbit në Shkodër, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, do t’i nënshtrohet transformimit rrënjësor. Pas faljes së fundit mbrëmë, është hapur tashmë kantieri për restaurimin e saj.
Ndërhyrja kryesore pritet të zgjidhë problemin e përmbytjeve, krijimin e një sistemi kullimi të sigurt, pengimin e ujërave vërshuese dhe restaurimin e ndërtesës. Mjedisi përreth saj do të kthehet në një park të denjë për besimtarët e turistët.
Teknikat e ndërtimit dhe materialet e përdorura në monumentin e kulturës dhe të gjitha detajet arkitektonike origjinale nuk do të cenohen.
E ndërtuar në 1773, sipas modelit të arkitekt Sinanit, Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit, në Shkodër është një nga më të veçantat në Shqipëri.








Është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë dhe xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellë prej popullit me sistem zinxhir (dorë më dorë) prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.
Një vit më parë, ministrja e Kulturës nënshkroi marrëveshjen për restaurimin e xhamisë me homologun e saj turk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.












