Media Galeri

Sulm me miell ndaj ministrit të Financave të Kosovës

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave të Kosovës, Hekuran Murati. Incidenti ndodhi të shtunën(3 shtator) pasdite, si aksion simbolik për punëtorët.

PSD-ja e akuzon Muratin për qëndrimet e tij të fundit rreth grevave. Ministria e Financave ua ka ndaluar pagat sektorit publik pasi sindikatat hynë në grevë nga 25 gushti.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ministrin Murati.

Policia njofton se Prokurori ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar për procedura të mëtejme ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë